Komuna e Ferizajt i ka nënshkruar 7 kontratat e para me bizneset prodhuese në Babush të ri, duke ua dhënë parcelat komunale në shfrytëzim për 99 vjet, shkruan sot
“Koha Ditore”.
Ndërkohë në një të ardhme të afërt do të nënshkruhen edhe 8 kontrata të tjera. Këto biznese prej vitesh janë duke i shfrytëzuar rreth 6 hektarë të parcelave komunale duke zhvilluar prodhime të ndryshme dhe veprimtari shërbyese.
Gjatë nënshkrimit të këtyre kontratave të martën, kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, ka thënë se është i bindur se këto biznese do të punojnë në bazë të destinimit dhe do ta realizojnë planin dinamik të investimeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Nëntë prona në Ferizaj jepen në shfrytëzim afatgjatë, opozita konteston
-
Prej 2015-s zvarritet projekti për ndërtimin e Zonës Ekonomike në Ferizaj
-
Regjistrohen 688 biznese të reja për një vit në Ferizaj
-
Zona ekonomike në Babush peng i procedurave ligjore
-
Nënshkruhet kontrata për 3 ndërtesa të reja në bashkëpronësi