Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nëntë prona në Ferizaj jepen në shfrytëzim afatgjatë, opozita konteston

Ferizaj, 28 qershor - Komuna e Ferizajt ka finalizuar procedurat e fazës së dytë për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim për 99 vjet në fshatin Babush të kësaj komune.

Në një ceremoni solemne të mërkurën, ekzekutivi i kësaj komune ka nënshkruar 9 kontrata me përfaqësues të bizneseve prodhuese, të cilët prej 10 vjetësh janë duke i shfrytëzuar parcelat komunale në dhjetëra hektarë. Rreth 2 muaj më parë komuna ka nënshkruar edhe 7 kontrata të tjera me përfaqësues të bizneseve me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe zbutjen e papunësisë. Mirëpo nga ana tjetër, opozita po e kundërshton mënyrën se si po jepen pronat komunale në shfrytëzim derisa bizneset nuk po garantojnë zhvillim të komunës dhe zbutje të papunësisë.

Ndërkaq, tokat të cilat po u jepen në shfrytëzim bizneseve gjenden në zonën industriale në fshatin Babush dhe në disa pjesë të tjera, ndërkaq disa nga këto biznese deri tashti këto parcela i kanë shfrytëzuar me kontrata dhjetëvjeçare (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.