Derisa banorët e 3 objekteve banesore në rrugën te “Pazari” afër shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, të ndërtuara gjatë viteve ‘50 nuk po pranojnë rrënimin e tyre, Komuna e Ferizajt të premten ka nënshkruar një kontratë me operatorin ekonomik “Fitorja SHPK”, për ndërtimin e objekteve të reja, shkruan sot Koha Ditore.
Muherrem Svarqa, kryetar i Komunës së Ferizajt, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për rrënimin e këtyre objekteve me përfaqësuesit e kompanisë “Fitorja SHPK”, ka thënë se pas procedurave të shumta për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës janë duke e respektuar ligjin dhe vendimet e KK-së. (Më gjerësisht lexon sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.