Në kohën kur po thyhen rekordet për vdekshmëri të pacientëve nga COVID 19, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dyfishuar kërkesën për arkivolet e viktimave të virusit.
Ky institucion ka hapur tender për kompani për shërbime funerale për COVID 19.
Shuma e parave të planifikuara për këtë tender është 250 mijë euro, e me këto para pritet të mbulohen shpenzimet funerale për 1000 qytetarë që mund ta humbasin betejën me COVID 19, brenda periudhës njëvjeçare.
Nga e diela e kaluar, kanë vdekur rreth 140 qytetarë si pasojë e COVID 19. Kjo shifër është me e larta qysh prej fillimit të pandemisë.
Edhe dhjetë ditë do të kenë afat kompanitë që të ofertojnë për këto shërbime.
Edhe
Spitalet e QKUK-ja përballen me mungesë të stafit shëndetësor
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar edhe në të kaluarën ka pasur tenderë të tillë.
Në gushtin e vitit 2020, për periudhë një vjeçare kishte planifikuar që ta paguajë një kompani për kryerjen e shërbimeve funerale për 500 të vdekur si pasojë e COVID 19, e vlera asokohe ishte rreth 200 mijë euro. Një tender i mëhershëm për të njëjtat shërbime pati kushtuar rreth 500 mijë euro.
Në tender janë të kërkuara nga kompania fituese disa shërbime.
Përgatitja e kufomës, vendosja ne qese special e cila mbyllet hermetikisht,
Vendosja e kufomës në arkivol (druri i cili mbyllet hermetikisht),
Bartja e kufomës nga klinika –reparti deri të morgu,
Edhe
Gjendja me pandeminë, në spitale janë edhe vetëm 300 shtretër të lirë
Regjistrimi i kilometrave deri në varrezat,
Dezinfektimi i arkivolit ,makinës dhe hapësirës.
Deri tash në vend janë regjistruar rreth 2500 raste të vdekjeve, si pasojë e koronavirusit. Të gjithë është dashur të varrosen në procedura të veçanta.
Rastet e vdekjeve nga COVID 19 janë rritur veçanërisht në muajin gusht, për shkak të përhapjes se variantit Delta.
Ky variant po përhapet me shpejtësi të madhe e po i prek edhe fëmijët e moshat me të reja.
Edhe
Kapacitetet spitalore drejt fundit, ndalen shërbimet joemergjente
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë për situatën gjatë 24 orëshit të fundit, 3 raste te vdekjeve janë të moshës 20-39 vjeçe.