Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHSKUK: 49 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 49 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së, 16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-COVID.

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 3 pacientë, Klinika e Pulmologjisë,30 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.