Arbëri

Shqiptari kapet në flagrancë duke hedhur mbeturina në një park të New Yorkut, arrestohet

Xhevahir Kalaja

Policia e qytetit të Yonkersit, në shtetin e New Yorkut, ka arrestuar një shtetas shqiptar për hedhje të paligjshme të mbeturinave.

Sipas autoriteteve lokale, shqiptari i identifikuar si Xhevahir Kalaja dyshohet se ka qenë i përfshirë në mbi dhjetë raste të ndotjes së mjedisit.

Ai u kap në flagrancë duke hedhur goma të përdorura dhe mbeturina të tjera nga biznesi i tij në një zonë të pyllëzuar brenda “Scotti Park”.

Hetimet u zhvilluan në bashkëpunim me Departamentin e Parqeve dhe Rekreacionit të Yonkersit, të cilët ndihmuan në identifikimin e autorit.

Kalaja u arrestua më 10 shtator dhe ndaj tij është ngritur akuzë penale për hedhje të paligjshme të mbeturinave, në përputhje me Kodin e Qytetit të Yonkersit dhe ligjet shtetërore.

Policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij, ndërsa Zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do të ndjekë më tej procedurat ligjore lidhur me këtë rast.

VIDEO: