Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Zarë të Kroacisë në një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në protestë mori pjesë edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili tha se tubimi është organizuar për të kundërshtuar, sipas tij, padrejtësitë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, përcjell KosovaPress.
“E kemi këtë protestë në Zarë, për padrejtësitë, liri për çlirimtarët, rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit”, deklaroi Gucati.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht “UÇK”, ndërsa mbanin flamuj kuqezi dhe shprehën mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Protesta u organizua nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) kishte bërë të ditur më herët se e mbështet këtë organizim, duke u bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të marrin pjesë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe
Më 5 korrik protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Protesta vjen pasi trupi gjykues në Dhomat e Specializuara ka caktuar 16 shtatorin, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas vendimit të trupit gjykues, data e shpalljes së aktgjykimit është shtyrë për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.
Protesta të ngjashme janë mbajtur në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut dhe në Hagë.
-
Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat
-
Më 17 tetor protestohet në Shqipëri, kërkohet drejtësi për ish–udhëheqësit e UÇK-së
-
Protestë edhe në Shqipëri: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë
-
Nga Haga kërkohet drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së