Zgjedhjet e reja për komunat veriore, po shihen si shpresë për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë pjesë të Kosovës.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Zveçan, Lavdim Peci, thotë se banorët shqiptarë prej zgjedhjeve të fundit të mbajtura, vazhdojnë të jenë të diskriminuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra para zyrave të tij në Mitrovicën e Veriut, po e pret vendimin e Beogradit bashkë me Listën Serbe, për të vendosur nëse do të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve, raporton KTV.
“Koha është shumë e shkurtër, situata nuk ka ndryshuar që nga zgjedhjet e shkuara - e dini si kanë qenë zgjedhjet e kaluara, çfarë presioni kishim dhe si zhvillohej procesi. Deri më tash nuk ka ndryshuar asgjë. Kërkojmë kushte më të mira të sigurisë. Garanci që të mund të gjithë të dalin lirshëm e të votojnë”, ka thënë Ksenija Bozhoviq nënkryetare e Iniciativës Qytetare Serbe.
Nga ana tjetër, disa prej banorëve serbë janë për daljen në këto zgjedhje, e disa të tjerë kundër.
“Po normalisht që do të dal. Është obligim qytetar dhe do të votoj për përfaqësuesit e mi e të shohim cili do të fitojë”, thotë një qytetar.
“Unë nuk e kam ndërmend të dal, por pres që gjithçka të shkojë mirë”, thotë një tjetër.
Një ditë më parë presidenti Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës.
Ato do të mbahen më 19 maj.
Kryetarët serbë të këtyre komunave kishin dhënë dorëheqje nga postet e tyre nëntorin e vitit të shkuar, pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë.