Janë lot mallëngjimi e dhimbjeje për shtëpinë që nuk e shfrytëzon tash e 19 vjet.
Familja e Driton Berishës nga Zveçani është njëra nga familjet e shumta shqiptare të qyteteve veriore të Kosovës që u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Duke hyrë në oborrin e shtëpisë, ka emocione të përziera. Provon të hyjë brenda në shtëpi, por dera është e kyçur.
Që nga paslufta, vetëm 13 vjet më vonë arriti të shohë shtëpinë që dikur jetoi me familjen e tij. Para 3 vjetëve, ishte hera e fundit që vizitoi shtëpinë.
Driton Berisha tregon se familja e tij investoi tërë pasurinë që kishte në këtë shtëpi.
Që nga paslufta, jeton me qira në jug të Mitrovicës. Gjatë këtyre viteve thotë se vetëm për qira ka paguar rreth 20 mijë euro.
Edhe
28 vjet pas, familja Berisha rikthen shtëpinë në Zveçan
Ai tregon gjithashtu se kush ia uzurpoi shtëpinë. Që nga viti 2016, ajo është në përkujdesje të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për vendbanimet njerëzore, HABITAT.
Thotë se shtëpia iu vodh e shkatërrua nga serbët. Fajëson Qeverinë e Kosovës se nuk u ka ofruar ndihmë për t’u kthyer në shtëpi.
Fatin e njëjtë të dëbimit nga banesa e saj e pati edhe familja Rudi nga Mitrovica e Veriut. Kjo familje ishte dëbuar nga strukturat paralele serbe menjëherë pas përfundimit të luftës.
Disa muaj pas përfundimit të luftës, zonja e shtëpisë Sanija, rrëfen momentet e dëbimit nga banesa e saj në afërsi të “Shkollës Teknike”.
Ajo sot jeton e vetme në këtë shtëpi, në lagjen e boshnjakëve, pasi bashkëshorti i saj vdiq një vit më parë. Ajo thotë se nuk ka frikë të jetojë në këtë lagje të qytetit, pavarësisht se është e banuar kryesisht me serbë.
Edhe
Lagjja e shqiptarëve në veri ku Pavarësia nuk ndihet shumë
Në lagjen “Kodra e Minatorëve”, ende qëndron në këmbë shtëpia e djegur e Xhelazim Pecit, e cila është djegur gjatë luftës së fundit.
Në derën e shtëpisë që dikur jetonte, has në befasinë e parë.
Ai kritikon Qeverinë e Kosovës se nuk ka bërë asgjë për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës.
Xhelazim Peci ka një ëndërr të cilën dëshiron ta realizojë. Shpreson se një ditë do të kthehet së bashku me familjen e të jetojë në këtë shtëpi.
Edhe
Banorët në veri kërkojnë që Qeveria t'i ketë prioritet, paralajmërojnë protesta
Nga qytetet veriore të Kosovës, janë dëbuar rreth 1 mijë e 500 familje me rreth 12 mijë shqiptarë. Qasja në shtëpitë e tyre është ende e pamundur, siç thonë, për shkak të situatës së sigurisë.
Kthimi i banorëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre vazhdon të mbetet vetëm premtim i parealizuar i institucioneve të Kosovës.