Qindra shqiptaro-amerikanë u mblodhën të shtunën në Yonkers – NY, për të i dhënë lamtumirën e fundit bashkëkombasit të tyre, veprimtarit të çështjes kombëtare, Musli Mulosmanaj, një emigrant shqiptar, i larguar nga vendi i tij në kohën më të egër të sundimit sllavo – komunist, që gëzonte shumë respekt në komunitetin shqiptarë.
Musli Mulosmani, vdiq më 2 maj 2017, në New York, nga një sëmundje e rëndë, duke lënë të pikëlluar pas vetes bashkëshorten, Serveten, dhe vajzën e tij, Gjuljanën, si dhe dy motra, shumë nipa, mbesa, miq dhe dashamirë në SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe vise të tjera shqiptare, bën të ditur Illyria e New Yorkut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Vdekja e tij u përcoll këto ditë me dhimbje të thellë jo vetëm nga anëtarët e familjes Mulosmanaj, dhe të gjithë të afërmit e tij, por edhe nga miqtë e shumtë, nga mbarë komuniteti shqiptar si në Amerikë, Shqipëri dhe Kosovë, viset të tjera shqiptare, të cilët dërguan mesazhe ngushëllimi familjes Mulosmani.
Në ceremonin mortore mori pjesë edhe Princi Leka, duke nderuar para arkivolit të mbuluar me flamurin tonë kombëtar, sipas traditës mbretërore.
Gjithashtu, morën pjesë edhe disa udhëheqës të shoqatave e organizatave, përfshirë Vatrën, Rrënjët Shqiptare, partinë Lëvizja e Legalitetit, veprimtarë të dalluar, biznesmenë të njohura të komunitetit shqiptarë, emigrantë të vjetër, bashkëluftëtar të të ndjerit, e të tjerë të cilët dërguan edhe kurora me lule të freskëta.
Ndërkohë, që telegrame ngushëllimi vazhdojnë të vijnë çdo ditë dhe numëri i tyre i ka kaluar mbi 5 mijë vetë nga SHBA, Europa, e tjerë theksojë njeriu i afërt i kësaj familjeje, veprimtari i njohur Harry Bajraktari.
Ai theksoi se në mes tyre kanë qenë edhe ngushëllimet nga disa personalitetet të larta nga SHBA, Kosova e Shqipëria:kongresisti demokrat i New Yorkut, Eliot Engel, presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi , ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, kryetari i opozitës në Shqipëri, lideri i PD, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushi, diplomati kosovar Astrit Zemaj, deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj, e bija e Azem Hajdarit, Rudina Bajraktari, ish ambasadorët Bekim Sejdiu, prof. Islam Lauka dhe Mal Berisha, juristi Rasim Hasani, gazetarët Mujo Buçpapaj dhe Sami Neza, shkrimtari Ramiz Lushaj, veprimtarët Martin Shkreli, Luigj Gjokaj , Frank G. Shkreli, prifti ortodoks nga Argjentina me prejardhje shqiptare, kryepeshkopi Aleksandër Greco, dhe shumë e shumë të tjerë.

Ceremoninë mortore e moderoi miku i familjes Mulosmani, ish gazetari i Zërit të Amerikës, Idriz Lamaj, i cili tha, se “Axha Musli ishte trashëgimtari më i vjetër i familjes së madhe të Binak Alisë së Malësisë së Gjakovës, nacionalisti legalist, antikomunisti dhe veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, sidomos gjatë kohës kur la vendlindejn e tij për të dalë në botën e lirë”.
Dr. Elez Biberaj, një i afërt me familjen Mulosmani, duke folur në emër të Sami Mulosmanajt dhe mbare familjes dhe farefisit Mulosmanaj këtu dhe në atdhe, vdekjen e Musliut e cilësoi si një humbje të pazëvendësueshme për familjen dhe për mbarë bashkësinë shqiptaro-amerikane.
Varrimi i Musli Mulosmanit u bë në Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens – Queens NY, aty ku prehen edhe anëtarë të tjerë të familjes Mulosmani, Abedini, Hyseni dhe Skënderi si dhe figura të njohura të komunitetit, gjeneral Abaz Kupi si dhe ish skeretari i Përgjithshëm e PLL, Fuad Myftia.
Musli Mulosmanit u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare - u lind më 10 gusht 1930 në Fang të Bujanit, në Malësinë e Gjakovës dhe vdiq më 2 maj 2017 në New York – SHBA.