Në qytetin e Rahovecit, respektivisht në lagjen veriore ku jetojnë komunitete të ndryshme, në fund të vitit 2016 dhe në tremujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, që tek qytetarët ishte krijuar një ndjenjë pasigurie, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net.
Sektori i hetimeve të stacionit policor në Rahovec pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë tetë persona të dyshuar si kryes të mundshëm të këtyre veprave, e po ashtu janë shoqëruar në Polici edhe pesë persona të tjerë të dyshuar për pranimin e mallrave të vjedhura.
Me këtë rast janë zbuluar gjashtëmbëdhjetë raste penale vjedhje dhe vjedhje të rënda si dhe janë konfiskuar shumë gjësende të vjedhura: (frigoriferë, moto kultivatorë, televizorë, aparate salduese, sharra motorike, gjeneratorë), si dhe shumë pajisje të tjera elektronike.
Personat e arrestuar janë të etniteteve të ndryshme, si: shqiptarë, serbë dhe romë dhe ndaj tyre Policia ka filluar hetimet dhe do të ushtrojë kallëzim penal ndaj tyre në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.
{gallery}
-
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda
-
Arsenali i fshehur në veri: 51 raste me armë e municion brenda 6 muajve
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shtatë vjedhje në lokale afariste