Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Shqiprim Arifi merr vaksinën kundër COVID-19

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi ka marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Arifi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai me këtë rast ka falënderuar stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë, duke thënë se vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi.

“Mora dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Vaksinimi është hapi i parë drejt jetës normale pa pandemi. Falënderoj stafin e Shtëpisë së Shëndetit për punën e tyre të pandërprerë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm