Me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot pasdite, Shqipëria u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2027.
Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani.
“Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkroi Hasani.
Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.
Për herë të parë anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Shqipëria kishte qenë në vitin 2014.
-
Fuqizimi i Shqipërisë në UNESCO, arritje në diplomaci kulturore
-
Rusia dështon të rizgjidhet anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut
-
Rusia kërkon t’i bashkohet Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut
-
Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
-
Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes