Flamuri kombëtar është ulur gjysmë shtizë në Presidencë në shenjë nderimi dhe respekti për veprën e presidentit George H.W Bush.
Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’, presidenti Ilir Meta vlerësoi figurën e Bush për betejën e tij të palodhur.
“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë”, shkruan Meta.
Kujtojmë se ditën e sotme Kosova ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së George H.W Bush, i cili dha një kontribut për këtë shtet.
-
Flamujt në gjysmështizë në Kosovë, sot ditë zie për ish-presidentin Bush
-
Italia përkujtoi sot me homazhe e flamuj në gjysmë shtizë viktimat e koronavirusit
-
Flamuri shqiptar në selinë e NATO-s në gjysmë shtizë
-
Qytetarët në Prishtinë ndezin qirinj për Bushin
-
Sot i jepet lamtumira e fundit presidentit Bush në Uashington