Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia përkujtoi sot me homazhe e flamuj në gjysmë shtizë viktimat e koronavirusit

Italia - COVID-19

Në orën 12:00, Italia ndaloi në homazh për të gjithë viktimat e koronavirusit. Iniciativa, e nisur nga kryetarët e bashkive, është shtrirë në qindra mijëra institucione të tjera. Flamuri italian në gjysmështizë është shfaqur në të gjitha ndërtesat publike, raporton BW.

Presidenca e Shqipërisë ishte një nga institucionet e para që iu bashkua zisë, në ballkonin e Sheshit flamujt u ulën në gjysmështizë nga flamurtarët. Ambasadat italiane iu bashkuan gjithashtu iniciativës.

Deri tani, Italia shënon 11 591 të vdekur, 101 739 persona të prekur me koronavirus, ndërkohë që shifrat përditësohen në orët e pasdites.