Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria shënon viktimën e dytë nga zjarret

Shqipëria ka shënuar viktimën e dytë si pasojë e zjarreve.

Sot ka vdekur 57-vjeçarja Tatjana Haxhiaj si pasojë e djegieve nga zjarri në Gjirokastër, ku humbi edhe bashkëshortin e saj.

Viktima e parë, 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, më 3 gusht, vdiq nga flakët në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër.

Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh në spital me djegie deri në 75% të trupit.

Artikuj të ngjashëm