Arbëri

Në Gjirokastër shënohet viktima e parë nga zjarret

Në Gjirokastër është shënuar viktima e parë zjarret që kanë përfshirë zonën, ka njoftuar Tch të martën.

Viktimë është 55 vjeç, banorë në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku vijon “lufta” me zjarrin që po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Viktima së bashku me bashkëshorten, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpi.

Sipas Tch, në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.

Në fakt, zjarret janë bërë problem në shumë vende. Në Kosovë, janë disa lokacione të zjarrit.