Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se sezoni turistik i këtij viti është shumë më i mirë se i vitit të kaluar. Duke shpresuar që në muajin gusht të ketë mbi 1 milion turistë që e vizitojnë bregdetin shqiptar, Klosi thotë se Shqipëria është një vend i sigurt për të bërë pushimet verore. Derisa thekson se janë bërë gjitha përgatitjet që në ofertën turistike të ketë shërbime cilësore.
Megjithatë, Klosi ka thënë se duhet të ketë kujdes edhe me pandeminë COVID-19 sepse e njëjta ende nuk ka mbaruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është një sezon që padyshim është shumë i mirë sesa sezoni i vitit të kaluar, por akoma nuk e ka gjetur atë entuziazmin e plotë, atë që ka që qenë në Shqipëri para viti 2019. Akoma pandemia nuk ka mbaruar dhe këto situata të pandemisë janë akoma në një moment që nuk ka shkuar drejtë fundit të plotë. Akoma ka dilema për pandeminë, a do të rikthehen numrat e infeksionit. Megjithatë Shqipëria është shumë mirë, kemi numra të ulur të infektuarave, kjo na bënë shumë optimist se sezoni do të jetë shumë i mirë dhe do të kemi prurje. Por, për sa kohë që kufijtë e BE-së janë disa të hapur, disa me probleme, prapë do të kemi vështirësi. Sidoqoftë ky vit do të jetë shumë i mirë, sa i përket turizmit të rajonit tonë të Shqipërisë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai.
Klosi shprehet optimist edhe për numrin e madh të turistëve që do ta vizitojnë Shqipërinë ditëve në vijim.
“Shpresoj shumë që kaloj milionin, e sidomos në muajin gusht kemi mbi 1 milionë turist të huaj që hynë në Shqipëri. Falë edhe vet shqiptarisë që bënë turizëm në Shqipëri. Për sektorin e plazhit për bregdetit do të jenë shifra të mira dhe konsiderueshëm”, ka deklaruar Klosi.
Ai i bënë thirrje gjithë turistëve se Shqipëria është vend i sigurt për të bërë pushimet verore.
“Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i sigurt. Forcat e rendit përpiqen shumë që të garantojnë situata të kontrolluar sa i përket ruajtjes së rendit. Na vjen keq për ndonjë ngjarje që ka ndodhur, por ajo që kërkojë është që të ketë një administrim të mirë të situatës sa i përket sezonit turistit”, ka thënë ai./KP