Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria pastron akset rrugore nga objektet e kundërligjshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit publikojnë rezultatet e shtatë javëve të ndërhyrjes në terren në kuadër të lirimit të nyjeve dhe hapësirave në akset kryesore kombëtare nga tabelat dhe aktivitetet civile/ekonomike të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Gjatë 7 javëve të fundit është ndërhyrë në pastrimin e akseve si më poshtë:

Tiranë-Elbasan-Pogradec

Levan-Kakavijë

Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit

Edhe Ministria nis pastrimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, akuzon OSHP-në për zvarritje të projektit Arbëri 1 muaj më parë Ministria nis pastrimin e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, akuzon OSHP-në për zvarritje të projektit

Fier-Vlorë

Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë

Elbasan-Peqin-Rrogozhinë

Rrogozhinë-Fier

Nyja e Milotit

Mbikalimi i Shkozetit-Plepa-Durrës

Edhe Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje Kronikë 1 d. më parë Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje

Mbikalimi i Dajlanit

Rrogozhinë-Plepa

Vorë – Fushë Krujë

Tiranë-Durrës

Pogradec-Korçë-Kapshticë

Edhe Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri Arbëri 4 d. më parë Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri

Në këtë fazë të ndërhyrjes në terren është kryer largimi nga shtrati i rrugës i 1419 tabelave, 124 kioskave, 39 vendgrumbullimeve të gomave, 24 vendgrumbullime materialesh inerte, 14 konstruksione metalike, 18 konstruksione druri, 8 kontenier, 7 lavazhe, 87 vazo lulesh flamuj dhe objekte të tjera të kësaj natyre. Gjithashtu është ndërhyrë në prishjen e 2 objekteve njëkatëshe dhe 1 objekti dykatësh.

Aktualisht, ARRSH dhe IKMT po ndërhyjnë në aksin Vlorë-Sarandë, Shkodër-Pukë dhe Kukës-Has. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u kujton të gjitha subjekteve se rivendosja e tabelave dhe objekteve që cënojnë sigurinë rrugore pasohet me marrjen e masave ndëshkuese në përputhje me përcaktimet ligjore.