Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë bllokoi kripë dhe pije importi në pikat kufitare të vendit. Lëngjet e frutave ishin nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri.
Produkteve u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e kohës deri në datën e skadimit, dhe për rrjedhojë nuk plotësonin kërkesat ligjore për sigurinë e konsumatorit.
Ngarkesa u kthye në vendin e origjinës nëpërmjet doganës së Morinës. Të njëjtin urdhër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e dha edhe për një sasi kripe që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte mangësi në dokumentacionin ligjor shoqërues.
Për të njëjtat shkaqe u kthye në kufi edhe një ngarkesë me pije energjike që vinte nga Rumania me vend origjine Austrinë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pa ndërprerje kontrollet për të garantuar zbatimin e legjislacionit të sigurisë ushqimore për mallrat që importohen për konsum human në Shqipëri./tch/
-
Afati i koncentratit për pije që s’u lejua të hynte në Kosovë kishte skaduar para 5 muajsh
-
AUV-ja ndalon importin e mbi 21 mijë kg koncentrat pije, shkak afati i skaduar
-
Shqipëria kthen nga Morina në Serbi miell e lëngje që nuk plotësonin kërkesat ligjore
-
Marmelata serbe bllokohet në Hanin e Hotit, ishte në prag të afatit të skadencës
-
Shqipëria kthen pas produkte jashtë standardeve, vinin nga Kosova e Serbia