Trupa inspektuese e AKU-së në pikën kufitare të Morinës, ka kthyer në vendin e origjinës produkte ushqimore që nuk plotësonin kërkesat ligjore.
Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar Morinë, gjatë kryerjes së procedurave të inspektimit kanë kthyer në vendet e origjinës, produkte ushqimore për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe mospërmbushje të kërkesave ligjore.
Përkatësisht është kthyer në vendin e origjinës, Serbi, një sasi prej 2 tonë miell për mungesë të fletë analizës, si dhe 480 litra pije freskuese me origjinë nga Greqia me ri-eksport nga Kosova, për mosplotësim të kushteve ligjore për jetëgjatësinë e produktit.
Ndërkohë po në PIK Morinë, është bllokuar një sasi prej 14520 litra birrë për mungesë të fletë analizës, për të cilat nëse nuk plotësohet në kohë dokumentacioni shoqërues sipas legjislacionit në fuqi, do të kthehen në vendin e origjinës/ATSH.
-
Konfiskohen mallra të kontrabanduara në një depo në Mitrovicë
-
Dogana njofton për parandalimin e disa rasteve të kontrabandës, konfiskohen 10 tonë miell me origjinë nga Serbia
-
Mali i Zi ndalon mishin e skaduar nga Brazili për në Kosovë, kërkon bllokimin e importit
-
Tërhiqen nga tregu edhe shtatë produkte të qumështit
-
Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene