Qeveria shqiptare lansoi sot një politikë të re sociale që do të nxisë rritjen e popullsisë, duke shpërndarë nga janari 2019 një bonus prej 400 mijë lekësh për fëmijën e parë, 800 mijë lekësh për fëmijën e dytë dhe 1 200 000 mijë lekësh për fëmijën e tretë të lindur në çdo familje të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama lansoi sot këtë politikë të re sociale për fëmijët e sapolindur në Republikën e Shqipërisë.
“Në vitet 2000 pata lansuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës çekun e bebes 50 mijë lekë të vjetra, i cili u prit shumë mirë aso kohe, por mbeti aq sa ishte për shumë vite dhe u kthye në një problem dhe në malin e borxheve të trashëguara nga qeverisja e mëparshme”, tha Rama.
Sipas tij, u trashëgua një borxh prej 5 milionë dollarë për bebet që nuk kishin marrë çekun që u takonte, borxh që u shlye ashtu sikurse u shlyen mbi 700 milionë dollarë borxhe, pa të cilat do të kishim bërë shumë punë që në fillim të mandatit, transmeton ksp.
“Asnjë gjë nuk ka ndryshuar në këtë politikë që sot rikthehet në rendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e porsalindur. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm fëmija i parë i një çifti do të marri 8-fishin e kontributit dhe bonusit, 400 mijë lekë; fëmija i dytë do të marri 16-fishin, 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 24-fishin, 1 milionë e 200 mijë lekë”, tha Rama.
Këto, sipas tij, do të shkojnë për të gjithë fëmijët e porsalindur në Shqipëri.
-
Rama: Garantojmë bonusin e bebes edhe për këtë vit
-
Në Shqipëri, kush bën shumë fëmijë merr më shumë lekë shpërblim
-
Rama shpërndan çeqet e para me rritje për fëmijët që erdhën në jetë këtë vit
-
Shqipëria planifikon të tetëfishojë bonuset për fëmijë, deri në rreth 1 mijë euro për fëmijën e tretë
-
Rama: Nga viti i ardhshëm 100 milionë euro shtesë për pensionistët