Mbi 40 mijë të porsalindur në Shqipëri kanë përfituar nga #BonusiBebes programi i ri i mbrojtjes sociale.
Ky program vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40000 lekë (rreth 330 euro) nëse është fëmija i parë, 80000 lekë (rreth 650 euro) fëmija i dytë, dhe 120000 lekë (gati 1000 euro) fëmija i tretë.
Nga 1 janari më shumë se 3000 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.