Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përshëndet vendimin e takimit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP) që u zhvillua sot, nën kujdesin e Kryesisë sllovene, ku u miratua propozimi i Kosovës për të marrë kryesinë e Organizatës për periudhën 2019-2020.
Në një njoftim të MEPJ, thuhet se “Deklarata e Përbashkët e Takimit të Krerëve të Qeverive të SEECP-së vendosi njëzëri që Bosnja Hercegovina do të kryesojë organizatën në periudhën 2018-2019, ndërsa Kosova në periudhën 2019-2020”.
“Marrja për herë të parë e Kryesisë së SEECP nga Kosova, konfirmon parimet e barazisë dhe gjithëpërfshirjes që janë në themel të bashkëpunimit rajonal. Ky vendin konsensual konfirmon gjithashtu rolin dhe kontributin pozitiv të Kosovës në rajonin e Europës Juglindore, si dhe vendosmërinë e përbashkët për të fuqizuar sigurinë, prosperitetin dhe perspektivën e tij euro-atlantike”, thuhet në njoftimin e MEPJ.
-
Greqia lëshon takimin e SEECP-së pasi Kosova vendosi simbolet e saj
-
Kosova merr kryesimin e SEECP-it, Pacolli shpalos nesër prioritetet
-
MPJ thotë se Kosova sivjet do të kryesojë me tri nisma rajonale
-
Haradinaj: Kosova e përkushtuar për fqinjësi të mirë, këtë po e synon edhe me Serbinë
-
Kosova e Bosnja marrin kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore