Në kuadër të masave të përforcuara për sigurinë e cilësinë ushqimore të produkteve që importohen, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 51 ton “miell misri për kafshë”.
Trupa inspektuese e DRAKU, Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë, evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell misri për kafshë” me origjinë nga Serbia.
Konkretisht, mielli i misri për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton, u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin 8.6, më të lartë se norma e lejuar (5). Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues.
“Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, datë prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 ton miell misri për kafshë”, raporton Tch.
Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimin e ngarkesës me sasi 51 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjekë procedurat doganore për kthimin në origjinë.
AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore.
-
Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene
-
Shqipëria bllokon 50 ton miell nga Kosova e Serbia, shkak cilësia
-
Shqipëria bllokon 50 ton miell nga Kosova e Serbia, shkak cilësia
-
AUV-i bllokon 26 tonë mish të shkrirë që vinte nga Brazili
-
Shqipëria kthen nga Morina në Serbi miell e lëngje që nuk plotësonin kërkesat ligjore