Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ishte i pranishëm në kremtimet e Ditës së Komunës së Ulqinit, ku u takua me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili theksoi se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
“Edhe ne e provojmë bashkëjetesën dhe Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe mik i Shqipërisë”, theksoi Presidenti Nishani.
Nishani, pasi vuri në dukje se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, theksoi se “anëtarësimi në aleancën e Atlantikut të Veriut jo vetëm u shërben dhe rrit sigurinë e qytetarëve tuaj, por është një kontribut në të mirë të sigurisë së mbarë rajonit tonë, sepse rrit sigurinë dhe zgjeron hapësirën e lirisë në Ballkan duke qenë se kemi nevojë të garantojmë sa më shumë paqen dhe stabilitetin për vendet dhe popujt tanë”.
Nga ana e tij, Presidenti Vujanoviq, vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një model i përkryer i marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa shprehu besimin se ato do të forcohen edhe më tej, sidomos bashkëpunimi ekonomik në fushat e turizmit, të energjisë, transportit detar, etj.
-
Mali i Zi në NATO rrit hapësirën e lirisë në Ballkan, i thotë Nishani Vujanoviqit
-
Meta kërkon nga Abazoviqi përfaqësim më të madh të shqiptarëve në institucione
-
Mali i Zi voton për Maqedoninë në NATO, deputetët proserbë e quajnë Xhaferin “terrorist”
-
Ruçi: Më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Malit të Zi
-
Meta në Mal të Zi, kërkon përfaqësim të shqiptarëve në institucione