Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria dyfishon eksportin e patates, përfitimi 57.9 mln lekë

Shifrat e fundit tregojnë për dyfishim të eksportit të patateve në tregjet e huaja. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Bujqësisë, gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë eksportuar 1303.4 tonë patate nga 627.8 tonë që janë eksportuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa rritja në vlerë monetare është regjistruar në 57.9 milionë lekë në krahasim me 27.9 milionë lekë që është regjistruar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.