Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka publikuar sot të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin korrik, por edhe të dhënat e 7-mujorit të këtij viti.
Në korrik 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u rritur me 7.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.2%, në krahasim me qershorin 2018.
Importet e mallrave arritën vlerën 58 mld lekë, duke u rritur me 5.4%, në krahasim me një vit më parë dhe me 6.8%, në krahasim me qershor 2018.
Ndërsa deficiti tregtar i këtij muaji është 31 mld lekë, duke u rritur me 3.3%, krahasuar me korrik 2017 dhe me 13.7%, në krahasim me qershor 2018, transmeton atsh.
Në shtatëmujorin e parë të vitit 2018, eksportet e mallrave arritën vlerën 185 mld lekë, duke u rritur me 16.8%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 367 mld lekë, duke u rritur me 4.8%, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar arriti vlerën 182 mld lekë, duke u ulur me 5.0%, krahasuar me 2017./KSP
-
Rritet për 6.7% deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 14.7 për qind
-
INSTAT: Shqipëria ul eksportet me Kosovën 13.4%, i rrit me Serbinë 42%
-
Deri në shtator eksportet e Kosovës arritën vlerën e 288.8 milionë eurove
-
Bien eksporti dhe importi, deficiti vazhdon të jetë i lartë
-
Eksporti i Shqipërisë mbulon importin 48,4%