Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lidhur drejtpërdrejt në fushatën televizive “TurkiyeBirYurek” për mbledhjen e fondeve në ndihmë të qytetarëve turq.
Ai ka thënë se megjithëse mund të jetë shumë e vogël, Shqipëria nuk ka mundësi të japë më shumë. Rama ka shtuar se Shqipëria nuk do ta harrojë ndihmën që Turqia i ka dhënë pas tërmetit të 2019-s.
“Faleminderit që më keni bërë pjesë të kësaj. Të hënën Shqipëria shpalli ditë zie dhe flamujt u ulën në gjysmë shtizë për të shprehur solidaritet për këtë tragjedi. Në të njëjtën kohë, kemi dërguar ekipet dhe ushtrinë tonë, ne jemi vend i vogël, por ne nuk do të harrojmë kurrë atë që ka bërë Turqia dhe presidenti Erdogan për ne pas tërmetit në vitin 2019. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka për t’iu ndihmuar. Qeveria e Shqipërisë në emër shqiptarëve dhuron 1 milion euro. E di që nuk janë shumë, por sigurisht e dimë që duhen më shumë por për momentin kaq mund të bëjmë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Rama ka marrë edhe përgjigje nga njëri prej moderatorëve që po udhëheqin fushatën e mediave turke, i cili ka thënë se “Shqipëria mund të jetë vend i vogël, por me një zemër shumë shumë të madhe”.
-
Mbërrin në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit e dërguar nga Shqipëria
-
Rama: Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi
-
Turqia i dhuron dronë kamikazë Shqipërisë, Rama: Nuk duhet të shqetësohet askush
-
Qeveria ndan mjete për të prekurit nga tërmeti në Turqi e për transportimin e kufomës së argjentinases
-
Kosova ndan gjysmë milioni euro për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi