Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shtetërore e dërguar nga Shqipëria, ka mbërritur në Turqi në mision humanitar, pasi shteti turk dhe ai i Sirisë janë goditur nga një valë tërmetesh, prej të cilëve një me magnitudë 7.8 ballë.
“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, ka shkruar Rama.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, të hënën teksa përcolli ekipin, tha se ky është një kontribut që i kthehet Turqisë, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë vazhdimisht edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Si pasojë e tërmeteve që goditën Turqinë e Sirinë të hënën, deri më tani janë konfirmuar më shumë se 5000 të vdekur.
-
Rama: Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi
-
Shqipëria dhuron 1 milion euro për Turqinë në fushatën që po transmetohet live
-
Shtetet e ndryshme, përfshirë Kosovën, mobilizohen për ndihmë Turqisë e Sirisë
-
Pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Kurti ngushëllon Erdoganin
-
Niset një ekip me mjekë e specialistë nga Shqipëria për në Turqi