Shqipëria ka blerë tre dronët e parë Bayraktar nga Trurqia. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë është firmosur të martën në Tiranë, raporton “RTSH”.
Fillimisht Shqipëria do të marrë tre dronë Bayraktar e flota pritet të zgjerohet.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dronët jo vetëm që sjellin teknologjinë më të lartë.
“Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë, për forcat e armatosura dhe ministritë tona të mbrojtjes. Këto dronë do të jenë ndihmë për institucionet tona për një qeverisje më të mirë. Këto dronë janë pajisje ushtarake por shpresojmë që të mos përdoren kurrë për një qëllim të tillë, por do të shërbejnë që nga lufta kundër kanabisit, te zjarret dhe monitorimi i territorit me mjetet e teknologjisë më të lartë. Falënderoj presidentin Erdogan, i cili ka qenë thelbësor në këtë proces. Kur vjen fjala për mjetet pa pilotë, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh radhë e të shtysh në radhë, sepse radha është shumë e gjatë. Ne jemi krenarë që bashkë me Turqinë jemi në krahun e duhur, të rreshtuar në bashkësinë euroatlantike të NATO-s”, ka thënë Rama.
Për vënien në punë të këtyre dronëve do të përzgjidhen 30 persona nga kompani, e cila do të bëjë trajnimet e duhura dhe të vendosë bazën ajrore të dronëve në Kuçovë, shkruan Rtsh
Edhe
Turqia i dhuron dronë kamikazë Shqipërisë, Rama: Nuk duhet të shqetësohet askush
Rama ka treguar se baza ajrore do të jetë në Kuçovë.
“Më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, ka shtuar Rama.