Tiranë, 24 janar - Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të paraqitet me një ofertë të përbashkët turistike,veçanërisht për vendet e largëta, të kontinenteve përtej Europës.
Kjo u dakordësua në takimin mes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit serb, Rasim Ljajiq, në kuadër të vizitës zyrtare që ministri Klosi zhvilloi në Beograd, bën të ditur ATSH.
Në takimin midis ministrit shqiptar të turizmit dhe atij serb, u ra dakord që palët të nënshkruajnë një marrëveshje mbi bashkëpunimin në fushën e turizmit, e cila do të jetë baza për paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta.
Dy homologët diskutuan edhe për mbajtjen e një takimi në Tiranë të ministrave përgjegjës për turizmin në pranverë, për një sezon turistik më të pasur.
Diskutimi i ofertës së përbashkët turistike me ministrin serb, vjen pas takimeve të veçanta, me të njëjtën tematikë, që ministri Blendi Klosi ka pasur me homologët e vendeve të tjera në rajon, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Mali i Zi.
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
-
Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale
-
Policia e Kosovës e ajo e Shqipërisë me marrëveshje për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë