Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot është takuar me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili ishte i shoqëruar nga kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, përkatësisht Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë.
Shala tha se në këtë takim janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit.
“Biseduam për mundësinë e krijimit të ofertave të përbashkëta për turistë si për detin e Shqipërisë dhe pakon turistike malore të Kosovës”, tha Shala, shkruan ksp.
Ndërsa, Klosi tha se takimi sotme kishte për qëllim diskutimin për ofertën e përbashkët, Kosovë -Shqipëri.
“Është e pafalshme që dy vendet të mos kenë politikë të përbashkët për turizëm. Për çdo vit është duke u rritur numri i turistëve nga Kosova. Deti është pasuri e gjithë kombit shqiptar. Ndërsa, Kosova po ashtu ka malësitë e bukura për turistë”, tha Klosi.
I pyetur për ndikimin e mundshëm të uljes së numrit të turistëve kosovarë për shkak të taksës rrugore në rrugën e kombit prej 5 euro një drejtim, nuk është përgjigjur.
-
Kosova dhe Shqipëria me ofertë të përbashkët turistike
-
Kosova dhe Shqipëria diskutojnë për promovimin e turizmit dhe heqjen e taksës në Rrugën e Kombit
-
Klosi: Të bashkërendojmë turizmin për 12 muaj në Kosovë e Shqipëri
-
Ministrat Krasniqi dhe Klosi me propozim për pako të përbashkët turistike
-
Shqipëria pret 1 milion turistë në muajin gusht