Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim përfaqësuesit Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës e njoftuan ministren Bajrami për vështirësitë që ata i hasin gjatë zbatimit të Ligjit për Punimet nga Metalet e Çmuara, dhe njëherit kërkuan nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të shqyrtoi shqetësimet e ngritura të cilat kanë bëjnë me kontrollin e cilësisë, ekzaminimin dhe shënjimin e punimeve nga metalet e çmuara.
Bajrami shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të MTI-së dhe Shoqatës së Artarëve dhe Argjendarëve të Kosovës, për të ndikuar në përmirësimin e ambientit për të bërë biznes edhe për ketë sektor, përmes zbatimit të ligjshmërisë dhe sipas nevojës ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit, duke adaptuar standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e punimeve të metaleve të çmuara.
-
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat
-
MINTI paralajmëron masa nëse ka luhatje të pajustifikueshme të çmimit të naftës
-
Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë
-
Bajrami: E befasuar që Albin Kurti s’është përfshirë në aktakuzën për rezervat shtetërore
-
Bajrami i përgjigjet Muratit për rritjen ekonomike: Po inflacioni?