46 vjeçari, Zoran Vukotiq, ndaj të cilit Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë krime kundër popullsisë civile në Studime të Vushtrrisë, nuk kishte vepruar i vetëm.
Me të dyshohet të ketë qenë edhe Goroljub Paunoviq nga Vushtrria, për të cilin gjithashtu ka një fletarrest në Interpol, por dyshohet se ende ndodhet në Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë kërkuar mbesin edhe shumë të tjerë. Megjithatë, mungesën e bashkëpunimit, Bekim Blakaj, e sheh si një prej problemeve kyçe në përndjekjen penale të të dyshuarve për krime lufte.
Intensiteti i përndjekjes penale të të dyshuarve, viteve të fundit sipas Blakajt ka shkuar duke rënë për arsye të kohës që ka kaluar nga kryerja e krimeve e pamundësinë që dëshmitarët t’i kujtojnë detajet për të dyshuarit.
Gjithashtu Blakaj ka fajësuar edhe prokurorët kosovarë, që sipas tij, në kohën që kompetencat kanë qenë te ndërkombëtarët, nuk kanë pasur interesimin e duhur për t’u përfshirë në lëndët e krimeve të luftës.
Përfaqësuesit e familjarëve të të zhdukurve, shpresojnë që aktakuza ndaj Vukotiqit, të mos mbetet e fundit.