Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, ka shprehur dyshimet e tij në idenë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për Mini-Schengenin Ballkanik.
Duke shtruar pyetjen se “çfarë po i duhet një Jugosllavi e re”, Gashi është përgjigjur vetë me dyshimin se kryeministri Rama po e bënë këtë për të rifituar legjitimitetin në Shqipëri.
“Ky farë kryeministri që dëshiron Jugosllavinë e re, çka po i duhet? Ndoshta legjitimitet pas krizës së thellë politike në vend!!”, ka shkruar Gashi.
Lexo edhe: Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës, të heqim kufirin
Ideja për Mini-Schengen Ballkanik, ku fillimisht ishte përjashtuar tërësisht Kosova, ka ngjallur kundërshtime të ashpra në Kosovë. Presidenti Thaçi dje ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e Ohrit, e për këtë arsyet i ka dhënë në profilin e tij në Facebook.
“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. (Lexo më gjerësisht nga Thaçi)
Lexo edhe: Një tjetër takim për Mini-Schengenin Ballkanik, Kosova sërish mbetet jashtë
Demush Shasha nga Instituti Epik, në një përgjigje me shkrim për portalin Koha.net, ka thënë se që nga iniciativa për krijimin e kësaj zone Mini-Schengen është shkaktuar konfuzion. Megjithatë sipas tij, ka anë pozitive dhe negative të kësaj iniciative. (Lexo më gjerësisht nga Demush Shasha)
Mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është mbajtur takimi i dytë i ashtuquajtur Mini-Schengeni Ballkanik, i cili për nikoqir pati kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev. Në takim të pranishëm ishin edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Edhe
Rama për Ballkanin e Hapur: S’presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë
Në fund të këtij takimi, tre liderët e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë arritur në disa konkluza të cilat thonë se janë në të mirën e ekonomisë së rajonit në përgjithësi.
Ndër pikat kyçe, në dokumentin që e ka siguruar Koha.net, konsiderohet ajo e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në mbarë rajonin. Po ashtu, pikë e rëndësishme e këtij takimi konsiderohet edhe njohja e diplomave nga të gjitha vendet e rajonit, rrjedhimisht vlefshmëria e tyre për treg të punës. (Lexoni të plotë dokumentin me konkluzat e takimit të djeshëm)
Më 9 tetor u mbajt takimi i parë në Novi Sad mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Lexo edhe: Mustafa kundër Mini-Schengenit Ballkanik, e quan “mini-Jugosllavi”