Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ndarjet e dikastereve ministrore, ne si Shoqatë e Prodhuesve dhe Përpunuese të Qumështit (SHPQK/SHIQK) jemi të brengosur që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR-a) t’i ndahet a po të udhëhiqet nga minoritetet. Kështu thuhet në një reagim të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, par raportimeve se Ministrinë e Bujqësisë do ta drejtojë Lista Serbe.
Kjo breng është prezent tek fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit të qumështit, të cilët këtë e kanë adresuar tek ne si përfaqësues të tyre.
Prandaj duke marrë parasysh rëndësinë vitale të këtij sektori, i cili është ndër sektorët strategjikë dhe promotorët e zhvillimit ekonomik kërkojmë nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara që këtë vendim ta rishqyrtojnë edhe njëherë.
Ne si prodhues dhe përpunues të qumështit kërkojmë që kjo pakënaqësi e jona të merret parasysh nga organet kompetente, thuhet në reagimin e SHPQK-së.
-
Prodhuesit e qumështit po ashtu të pakënaqur me kriteret e aplikimit për subvencionim
-
Prodhuesit e qumështit të shqetësuar nga vështirësitë në kohë pandemie
-
Mustafa thotë se do ta ketë prioritet sektorin e qumështit
-
Ministria e Bujqësisë deshi të lë jashtë grupeve punuese qumështarët
-
Cila është Shoqata legjitime e Prodhuesve të Qumështit në Kosovë?