Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpëtohen disa bjeshkatarë që kishin humbur në Brezovicë

Një grup i bjeshkatarëve, që kishin humbur në mjegull dhe stuhi në afërsi të qendrës së skijimit “Brezovica”, ka arritur të shpëtohet.

Grupi kishte kontaktuar Shërbimin e Kërkim-shpëtimit Malor të Kosovës rreth orës 17:35 sot.

Ata janë gjetur e evakuuar rreth orës 22:00.

“Në ora 20:40 pas një ngjitjeje dhe orientimi në kushte ekstreme arrihet me shumë vështirësi gjetja dhe shpëtimi i të humburve. Duhet të ceket që operacioni ka pasur shumë vështirësi pasi që edhe komunikimi me telefon me të humburit është ndërprerë shkaku i ndaljes së telefonave nga i ftohti i madh. Në ora 22:00 përfundon evakuimi i të humburve në qendrën skitare. Personat e humbur janë shoqëruar me kujdes deri në qendër në gjendje stabile shëndetësore, gjendja e tyre është e mirë dhe vazhdojnë të ngrohen dhe stabilizohet pasi që ishin të ekspozuar në kushte atmosferike ekstreme”, thuhet nga Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës. “Skuadrat tjera gjatë kryerjes së operacionit, janë nisur për tu bashkangjitur në operacion, por fatmirësisht evakuimi i viktimave është arritur pa pasur nevojë për mbështetje operacionale”.