Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërthen gypi në Velani, Ujësjellësi neglizhon thirrjet e banorëve për rregullim

Një gyp i ujësjellësit në rrugën “Shyt Mareci” në lagjen Velania ka shpërthyer tash e një javë, por kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka neglizhuar kërkesat e banorëve të kësaj rruge për sanimin e problemit.

Një banore i rrugës “Shyt Mareci” i ka thënë portalit Koha.net se gypi ka shpërthyer më 20 gusht dhe përkundër kërkesave ujësjellësi nuk i është përgjigjur atyre.

“Më 20 gusht ka shpërthyer gypi i ujit të pijes. Nga kjo datë kemi lajmëruar ujësjellësin por nuk i janë përgjigjur thirrjeve të qytetarëve”, ka thënë ajo, duke mos dashur të identifikohej.

Portali Koha.net të martën në mbrëmje ka tentuar të marrë sqarim nga përfaqësuesit e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, por kanë qenë të paqasshëm.