Shoqata e Peshkatarëve e Pejës ngre shqetësimet për shterimin e Lumëbardhit. Kjo gjendje sipas peshkatarëve nuk mbahet mend që ka ndodhur më herët. Shtratit të lumit po i mungon uji që nga vendi i quajtur “Te sharra”, mbi Patrikanë e poshtë, shkruan sot Koha Ditore.
“Asnjëherë deri sot nuk ka shteruar pjesa ‘Te sharra’ ku jemi larë çdo vit. Askush s’e mban mend deri sivjet se ka mbetur kjo pjesë pa ujë”, shprehet kryetari i shoqatës së peshkatarëve të Pejës “Trofta”, Eroll Grapci.
Uji i pakët që shihet që rrjedhë shtratit të lumit në ndonjë pjesë të qytetit është kryesisht ujë i kanalizimeve dhe krojeve të shtëpive që derdhen në lumë nga hyrja e lumit në pjesën urbane.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në kohën e shumimit të troftës ndotet Lumëbardhi i Pejës
-
Ngordhje masive e peshqve në Lumëbardhin e Pejës nga ndotja e ujit
-
Rregullimi i shtratit të Lumbardhit mund të ndikojë në zhdukjen e troftës autoktone
-
Bie ndjeshëm niveli i ujit në dy burimet e furnizimit të Pejës
-
Shtrati i Lumëbardhit në Pejë qe 7 vjet pa mirëmbajtje