Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë shpërndarjen e rreth 170 kontejnerëve me kapacitet 120 litra, për ekonomi familjare në Zhabar të Ulët të Mitrovicës.
Me këtë rast drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Asllan Isufi, është shprehur mjaft i kënaqur me realizimin e projekteve që po bëhen në të mirë të qytetarëve.
“Po ashtu ai ka theksuar se këto projekte të cilat po implementohen në teren, janë në kuadër të zbatimit të planit komunal për menaxhim të mbeturinave”, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit, kjo drejtori, ditë më parë ka përmbyllur me sukses procesin e ndarjes së rreth 600 kontejnerëve, me kapacitet 240 litra dhe 350 kontejnerëve me kapacitet 120 litra në lagjet dhe fshatrat e qytetit të Mitrovicës.
-
Ismaili për çështjen e mbeturinave: Do t’i blejmë 60 kamionë e shpërndajmë 2100 kontejnerë
-
MMPHI-ja shpërndan kontejnerë, por ekspertët vlerësojnë se kjo s’është zgjidhje
-
Prishtina pajiset me 1700 kontejnerë me sensorë
-
Komunat më të suksesshme në mjedis përfitojnë 37 kamionë për mbeturina
-
Komunat e Kosovës përfitojnë 37 kamionë për mbeturina grant