Ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për këtë përmes Facebookut duke thënë se e ka pranuar dorëheqjen e tij.
Në të njëjtën kohë, Haradinaj ka shkruar se e ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut.
Nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së Maxhunit.
“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në fund Haradinaj ka thënë se “gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”.

-
Haradinaj thotë se Maxhuni u dorëhoq për arsye shëndetësore, Ibishi s’e beson
-
Haradinaj: Maxhuni dha dorëheqje për arsye shëndetësore
-
Nuk shpjegohen arsyet e largimit të Maxhunit nga AKI-ja, Haradinaj e dekoron me medaljen e Skënderbeut
-
Shpend Maxhuni do ta vazhdojë karrierën në Polici
-
Haradinaj thotë se Maxhuni u dorëhoq për arsye shëndetësore, Ibishi s’e beson