Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpallet rezultati përfundimtar për kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit sipas së cilave kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini do ta drejtojë këtë komunë për katër vitet e ardhshme.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini me 6,192 vota apo 51.16%ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani me 5,912 vota apo 48.84%.

Vendimi i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.

Palët kanë të drejtë ankese në Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) deri nesër në orën 11:00.

Artikuj të ngjashëm