Ish-shefi i Organit të SHP-së Hysni Hoxha është shpallur i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Nga akuza është liruar edhe Hysni Muhadri, ekspert i brendshëm shqyrtues në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe Arsim Robelli kontabilisti i kompanisë “Conex Group”, raporton KTV.
“Të pandehurit lirohen nga akuza sepse në shqyrtim kryesor nuk është provuar që është kryer vepra penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Arben Hoti.
Ata kanë qenë të akuzuar për tenderin e ndërtimit të objekteve afariste në lagjen “Pejton” në Prishtinë. Ky nuk ka qenë rasti i vetëm që Hysni Hoxha është akuzuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës. Vitin e kaluar Gjykata Themelore e dënoi me 3 vjet burgim për një tender në KOSST por këtë vit nga kjo akuzë e ka liruar Gjykata e Apelit.
Hoxha kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të OSHP-së, duke thënë se këtë po e bën për arsye shëndetësore.
-
Krejt çka ndodhi në Gjykatë ku Hysni Hoxha i OSHP-së u shpall i pafajshëm
-
Apeli refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale për ish-shefin e OSHP-së
-
Apeli liron Hysni Hoxhën nga akuza për korrupsion
-
Apeli liron nga akuza kryetarin e OSHP-së, Hysni Hoxha
-
Hysni Hoxha i kërkon Apelit që ta lirojë nga dënimi me burgim