Përpos në shumicën e institucioneve, qofshin edhe të pavarura, politika duket se i ka futur thellë duart edhe në organizimin sindikal.
Duke e shfrytëzuar fuqinë dhe duke e parë se sindikatat në vend vazhdojnë të jenë të dobëta karshi pushtetit dhe bizneseve, ato nuk kanë arritur të mbrojnë aq sa duhet punëtorët, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga një numër sindikatash që janë nën ombrellën e BSPK-së, vetëm ajo e arsimit ka arritur që përmes kërcënimeve të kohëpaskohshme t’i arrijnë të gjitha synimet e tyre.
E fundit është marrëveshja e së martës me Ministrinë e Arsimit, me të cilën është nënshkruar kontrata e re kolektive për mësimdhënësit. Madje për këtë kategori është premtuar edhe procedimi i shpejtë i ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
Një nga organizatat joqeveritare që është marrë me funksionimin e organizimit sindikal po e shohin të panevojshme sindikatat në sektorin publik, pasi sipas tyre, janë një numër ligjesh që i mbrojnë punëtorët nga shkeljet e mundshme.
Drejtoresha e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, Florina Duli, thotë se sfidë e madhe është funksionimi i tyre në sektorin privat, ku po bëhen shkeljet më të mëdha.
Në BSPK e pranojnë se nuk po mund të kenë qasje në sektorin privat, por probleme punëtorët kanë edhe në disa sektorë publikë, ndërkaq arsyetojnë një numër sindikatash pse nuk po reagojnë.