Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), shkroi të enjten se Qeveria po tenton të gjejë “rrugë jo të mira” dhe presion joparimor, për t'i bindur grevistët ta ndërpresin grevën.
BSPK-ja shkroi në Facebook se ndalja e grevës është dhunim i demokracisë, dhe se sipas saj, ndërprerja e grevës pa u ulur për dialog social, do të përbënte shkelje të ligjit mbi greva.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton opinionin se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
Që nga 25 gushti, institucionet arsimore dhe ato të administratës janë në grevë të përgjithshme.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka njoftuar vazhdimisht se grevë do të mbahet deri kur Qeveria të nisë realizimin e kërkesave; ndarjen mujore të 100-eurove deri në hartimin e Ligjit të pagave.
-
BSPK: Dialogu social është e vetmja mënyrë për të dalë nga greva
-
BSPK-ja: Greva po zhvillohet pa probleme, s’ka reflektim të Qeverisë
-
Sindikalistët thonë se ndërprerja e grevës varet nga Qeveria
- Vit i vështirë e plot sfida për sindikatat në Kosovë
-
AVONET: Qeveria po tenton të krijojë një sistem ku askush s’mund të mbajë grevë