Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoqëria civile e cilëson unifikues mes BE-së e Ballkanit Samitin e Zagrebit

Në dimensione të ndryshme është duke u parë Samiti i Zagrebit në raport me Kosovën.

Sipas profesorit universitar Emrush Ujkanit, përmes takimit në distancë me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, BE-ja ka treguar fokusin e saj për këto vende, raporton KOHA.

Në anën tjetër, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane, vlerësojnë se nga samiti janë përçuar disa mesazhe në lidhje me Kosovën.

Por, Ujkani dhe drejtori i EPIK-ut, Demush Shasha nuk pajtohen në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga presidenti Hashim Thaçi.

Takimi mes përfaqësuesve të BE-së e Ballkanit Perëndimor, i planifikuar të mbahej në Zagreb, shkaku i koronavirusit është mbajtur në distancë, përmes lidhjeve online.

Artikuj të ngjashëm