Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoqata e Sigurimeve nuk kënaqet me rritjen e miratuar nga BQK-ja, do rritje 36.56%

Foto: Koha / ilustrim

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, konsideron se BQK-ja nuk e ka trajtuar në mënyrë reale gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon industria e sigurimeve.

Sipas një komunikate për media, kjo shoqatë thotë se raporti i aktuarit ka vërtetuar në mënyrë të saktë matematiko-shkencore se ndryshimi i tarifave në shkallë prej 36,56% është mese i domosdoshëm për të evituar kolapsin e industrisë së sigurimeve, për shkak se, sipas tyre, i gjithë opinionin i gjerë është dëshmitar i numrit të madh të aksidenteve të komunikacionit dhe rrezikimit të jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një numër i madh i këtyre aksidenteve është me fatalitet ku shumë njerëz fatkeqësisht humbin jetën në këto aksidente. Në këto raste janë kompanitë e sigurimeve ato të cilat sipas ligjit janë të vetmet që e kanë përgjegjësinë për zhdëmtimin dhe kompensimin dëmeve materiale dhe jomateriale dhe zbutjes së dhimbjeve të qytetarëve e sidomos familjeve të viktimave”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tyre, me aprovimin e raportit të aktuarit, Rregullatori do të zbatonte ligjin për BQK-në, duke mbajtur stabilitetin financiar të vendit tonë në evitimin e kolapsit të një industrie shumë të rëndësishme për vendin siç është industria e sigurimeve.

“Me mos aprovimin e kërkesës së tarifave, BQK nuk ka marr për bazë interesin në rend të parë të polic mbajtësve. Kjo bazuar se raporti i aktuarit ka treguar dhe shtjelluar nevojën urgjente për veprim duke ndryshuar tarifat aktuale. Duke qenë se industria e sigurimeve është nën mbikëqyrje të BQK-së si rregullator, dhe duke u bazuar në vendimet e rregullatorit normalisht se do të jemi detyruar t’i zbatojmë vendimet e tyre, mirëpo gjithnjë do të kërkojmë që ndryshimi i tarifave ta ketë trajtimin e vet bazuar në raportet aktuaristike të cilat përcaktojnë tarifën e duhur për rrezikun që e marrin”, thuhet në njoftim.

“Shoqata e Sigurimeve edhe një herë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes, duke vozitur sipas kushteve dhe rregullave të komunikacionit në mënyrë që të ruajnë jetën e vet, jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe pasurinë e tyre”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe: BQK-ja njofton se janë rritur tarifat për sigurimin e veturave