Shoqata e Malazezëve “Llovqen” (UCL) tashmë ka nisur përgatitjet për realizimin e projektit “Pushim për fëmijë të moshës shkollore Beçiqi 2017”, bëri të ditur kjo shoqatë përmes një njoftimi për medie, transmeton Koha.net. Ky është viti i pestë që organizohet ky aktivitet.
Ky është një projekt që përfshinë fëmijët e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe është përkrahur edhe nga Qeveria e Malit të Zi. Po ashtu në këtë projekt janë inkuadruar edhe komunat e Pejës, të Mitrovicës, Graçanicës e të Ranillugut si dhe ministritë për për Punë e Mbrojtje Sociale, e Kulturës. E Integrimeve Europiane, ndërsa theksohet se këtë projekt e ka mbështetur edhe presidenti Hashim Thaçi. Pritet, ndërkaq, që të inkuadrohen edhe dy komunat e mëdha – Prizrfeni e Prishtina
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTheksohet se për fëmijët që do të mund të verojnë në këtë pushimore atraktive janë të siguruara, përveç fjetjes, edhe ushqimi dhe se në kuadër të pushimit janë paraparë edhe aktivitete kulturore.
Shoqata rikujton se gjatë katër vjetëve të shkuara iu ka drejtuar për mbështetje edhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, por ajo nuk dhënë asnjë gjest mirëkuptimi.
Këtë aktivitet Shoqata e sheh si një mundësi të mirë për vendosje urash bashkëpunimi e mirëkuptimi të ndërsjellë midis popujve e vendeve tona.
Njoftimi është nënshkruar nga kryetari i Shoqatës, Llazar Radulloviq.