Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat duke iu përmbajtur ligjit, masave ndaj luftimit të përhapjes së virusit COVID-19 dhe jo të hasin në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, sipas tyre, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.
Shoqata ka kërkuar që të zbatohen në përpikmëri masat anti-covi-19 në fuqi, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nga 1608 monstrat e testuara, gjatë së premtes ka regjistruar 418 raste pozitive me koronavirus.
Tutje, Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës epidemiologjike rreth Covid-19, do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa propozime që kanë të bëjnë me kufizimet e mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm./KP/
-
Gastronomëve u bëhet thirrje të mos lejohen në lokale klientët e pavaksinuar
-
4 të vdekur e 568 raste të reja me COVID-19, gastronomët kundërshtojnë masat e reja
-
Rriten shifrat e të infektuarve, institucionet heshtin për masat
-
Shqiptohen 190 gjoba për ata që nuk i respektuan masat anti-COVID
-
Gastronomët kërcënojnë me votë Qeverinë Kurti